Më mirë një mik se një çiflik!
Kishim disa koh qi nuk ishim pa me Ximin, çunin e Rremës t’Lymes. U takum e tu puthëm n’dy faqet me moll t’modh ne fillum tuj kujtu miqt e vjetër.
E pyta për Conin, i mik t’vjetër tonin, qi tani i kan shpijat njit me njoni tjetrin diku anej ka Selvija.
- “Conen, mikun tat si e kam?”
-”Lene Ed se ç’mka gjet mu me at edepsyz!”, ne u nxi m’syfet Ximi a thu se i kisha përmen qoftlargun.
- “Pse Ximo? Çere ka bo vaki??”, e pyta gjith merak.
- “Qi thu tina, para dy javsh, m’polli buçja nja 5 klysh, ene m’xuni belaja se s’mujsha me i majt t’gjith, ti e din se s’na del me honër për vete. Ene at’dite, kisha m’shpi Conen qi m’thot: “Shko Ximo e hudhi m’kosh t’plehnave”. E vrejta gjith inot edepsyzin ene i thash: “Pse re, kriminel jom unë? Për çere m’bon ti muve, për Dajën qi i bo qoftet me mish qeni?!”
Ene kur e pa qi u xefa, u hudh ne tha: “Po mirë mer Xim, dil sot natën qi s’ka shum njerz ene leni me noi ven ku e din se nonji ka për tu kujdes për to”
Ene un, me t’bukrat men, çohem notën e i mor klysht e i lej ke Medresja ene kthehem ke shpija. Kur gdhihem n’mnjes, çere t’shikoj, ke dera e shpisë klysht qi po rrishin dhe m’shikojshin n’dritë t’synit.Ene ai dipsyzi i Cones qi qeshte me muve kur m’pa qi kisha nel si i shushat e m’thotë: ” Po ene ti o Ximo, a s’mune me i qit pak ma anejna, ka pazari i ri t’paktën”. Nuk i fola se isha bo tym, po n’darkët, i futa klysht me i thes ene i lash anejna ka pazari.
- “Ma n’fun paske shpëtu”-i thash sa me vazhdu muhabetin.
- “Çere o ai llaf mer Ed, ata dreqën si me pas navigator satelitar, pa zbardh sabahu i gjeta ke dera e shpisë”. Po mir t’gjitha, po ene ai qafiri i Cones nuk m’la rahat: “Ti s’di, ti s’bon , … se me dash, robi pagu me dal prej hallit”. E t’mu nritën nervat, qita portofolin ne ja hodha n’surrat i dhjetmileksh ene i thash: “Vrej ktu Cone, s’du qi ti mysësh, po ke me i çu ku t’thom una: zbrit ke sheshi Skanderbej, prej atyna merr rrukën e Elbasonit, ke gjuht e huja kthehu ka fusha e topit e prej anej shko leni anej ka kodrat ke liqeni”
- “Po miqsinë si i dhivët ju Ximo” e pyta prap pa t’keq un i shkreti.
- “Po hë mer pra, as un s’e morra vesh. Se mas nja dy ditsh takoj at’edepsyzin ne m’thot: “Ximo s’du me ta pa surratin… ti s’je mik…”
- “Pse re Cone? Çere t’bona? A i hupe qent t’paktën?
-”Çere the re??? Prej anej ka m’degdise tina, po t’mos ju shkojsha mrapa qenve, ene për iqin vjet nuk e gjejsha ma rrugën e shpis m’u kthy. Ene vallahi, se vrej nonji qi tret qen, me durt e mi kam për ta zhdep, se qeni asht mik tamom”.
Po u menojshim për kto filozofina rreth miqsis dhe se çere do me thonë miqsi, kur ke tezga e rivistave t’jashtme, m’xuni syni kët rivistën qi ma blejti Ximi për t’m'thonë qi jo përher jan gjojna t’mira lloj lloj miqsish.
Ene me qi qillova dhe m’pëlqej shum makinat e jashtme, blejta ene nji rivist me makina qi kishte nji artikull për Shqipnin, si po e vej ktuna për juve qi t’kullosni sytë ene ju:


O Edi Rrucit, ngjo dajen ngjo, ..miku ne peshku qelben mas tri ditesh er tej.
Edhe ti or Dajë qënke i asaj teorisë që, mrekullia më e madhe zgjat vetëm tre ditë?
Cere t’ka bo Daja i Peqinit qi e pêrgojon pêr ato qoftet gjasme “me mish qeni”? Ku ka qen n’Peqin mer Ruci i Edit?
T’prshnet Xixa pri Fronce
uuuu, po pse me mish qeni i beka qoftet ky daja. Po une thashe se ky ishte burre i mire. U prish dynjaja. Nuk di kujt t’i besosh. tobekstrafullah. ptu, ptu, ptu. Po ky milet i keq keshtu, cna gjeti more njerez.
Daja nuk i ben me mish qeni qoftet se, qente jane pakesuar nga ata qe i bejne sallam!
Mos ja përmënd sallamin Xixës, se e harron preshin pastaj