Si të bëhesh milioner
Sot në gjithë botën shikon turistë….
Shikon turistë që shëtisin vetëm “për të parë botën” …
shikon të tjerë që shëtisin për të njohur popuj dhe zakone të ndryshme nga e tyrja….
shikon të tjerë që rrezikojnë jetën në Polin e Jugut ose të Veriut ….
i shikon në shkretëtira dhe të lumtur që mund të gjuajnë kafshë në xhungël…
shikon të tjerë që fluturojnë në hapsirë ose thjesht paguajnë për të provuar mungesën e forcës së gravitetit me MIG-ët rusë….
Unë kam një ide akoma më interesante: të krijoj një agjenci turistike, që në paketën e saj ju ofron turistëve, që patjetër janë të shumtë , një javë në strukturat e ndonjë reparti ushtarak të papërdorur, në të cilin mund të bëjnë çdo ditë qitje me të gjitha llojet e armëve që dikur zotëronte Ushtria Popullore e Shqipërisë .
Të gjithë turistët, nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm, mund të marrin kur të largohen (natyrisht, me një shtesë mbi biletën e paketës së pushimeve) një pistoletë TT, një kallash apo nëse kanë mundësi dhe ndonjë mitroloz kundërajror.
Me këtë rast, i bëj ofertë qeverisë që: Arrij të heq armatimin e tepërt të ushtrisë shqiptare pa asnjë subvencion nga ana e saj për shkatërrimin e municioneve… bile shtoj edhe më tepër: Paratë e fituara nga shitja e gëzhojave, ja kaloj 100% ndonjë istitucioni bamirës ose sistemit shëndetësor shqiptar.
P.s: natyrisht që milioner mund të bëhesh edhe duke marrë pjesë në ndonjë konkurs, por kujdes se mos e “humbisni pusullën” edhe ju si njëri një herë ![]()


Huh, brenda jam, si turist i pare ku mund te pronotoje…si nuk na vajti mendja me pare..Qerrata i madh je edhe ti , mendje cifuti ke!!
ju jeni nje njeri qe ju pjell truri por mos harro se ne shqiperi mund te jen pistoleta e gjera te vogla po te krahasosh çfare ka neper bote TT e kusuri qe jane ne shqiperi nuk jan asgje perpara berthamores qe kan dynjaja
[…] thënë së fundi: edrus » Arti i turpit. mbi TURP!like mbi Si të bëhesh milionerados mbi Si të bëhesh milionerN.Ago mbi Kur ke frikë që të kesh frikë…A. mbi Kur ke […]