TURP!

Para disa ditësh një lexues i kujdesshëm i blogjeve të mija më kritikonte për nivelin e ulët të humorit që kisha përdorur në një postim.

Natyrisht që askujt nuk i pëlqen që të kritikohet, por kritika e tij, e bërë me mjaft “delikatesë” fillimisht dhe , pothuajse e pakundërshtueshme për mënyrën gjithë edukatë se si autori e kishte ndërtuar më pas, sinqerisht, edhe se pse unë kisha motivet e mija për ta shkruajtur atë post, ajo kritikë më pëlqeu.

Mund edhe të kapesha akoma pas gabimit të përkthimit (gabim që nuk qe i imi), që më shtyu të realizoja atë post, por nuk është nevoja, sepse nga googlealert që kam për albania/shqipëria vjen përditë aq material sa është e pamundur që të shikosh të mirat që mund të jenë bërë ose po bëhen në Shqipëri nën udhëheqjen e lavdishme të Kryetarit.

-Po bëjmë sakrifica për të hyrë në BE dhe Nato… dhe na përjashtojnë edhe nga FIFA (ku Shqipëria ka qënë pjesëmarrëse edhe kur luhej me topa lecke).

- Përpiqemi të tregojmë se kemi një ekonomi në rritje dhe po luftojmë korrupsionin… dhe 80% e ekonomisë luan jashtë rregullave .

- Përpiqemi të tregojmë pjekurinë dhe të drejtat e fituara në demokraci… dhe … Ligjin e bën akoma Maliqi .

Kështu i dashur lexues, ndoshta mund të diskutojmë vërtet për format e shprehjes së mospëlqimit tonë ndaj këtyre që na shikojnë sytë, por me kaq material (dhe këto linkimet që ke më sipër janë vetëm të  ditëve të fundit) është e pamundur që të jesh optimist dhe të tregohesh i mirsjellshëm me njerëz që kanë hedhur rrënjë në politikën shqiptare, ku ndoshta ngaqë as që e kuptojnë, janë pengesë për krijimin e një Shqipërie ashtu siç ndoshta ata vetë dikur e kishin ëndërruar… bashkë me ne.

Etiketa: , , , , ,

jepi edrus se je ok ;)

Meqë në kërkim të humorit ndoqa shkëmbimin tuaj publik, mund të të them se s’bëhet fjalë për mirësjellje apo optimizëm por për nivel humori. Loja e fjalëve, megjithëse e gjetur, bën pjesë te lloji i humorit pa humor, thjeshtë agresion verbal banal që bën për të qeshur vetëm ata që fjalën trap nuk mund ta përdorin se ua kanë ndaluar prindërit. Dhe ti ke treguar disa herë se mund të bësh më mirë se kaq. Kështu.

p.s. mas nji ore : dhe gabimi i përkthimit vërtet s’është yti, por ti e përdor atë gabim përkthimi. S’kam ndonjë respekt të veçantë për retorikën e Berishës dhe nuk di se sa të vërteta janë arritjet apo dështimet e tij, por për respekt të vetes tënde së pari duhet të interesohesh pak më tepër mbi të vërtetën, sidomos nëse kjo të intereson me të vërtetë.

Aklli, ka ca zhurma më të mëdha në Tiranë sot, që të më lënë që të dëgjoj filozofimet e tua… dhe ndër ato zhurma, do shikosh se fjala TRAP, është fjala më me edukatë që mund të dalë nga goja e një njeriu për atë person.
Të lutem mos ma merr për keq!

Sikur të mos shkruaje “filozofimet e tua” s’do të ta merrja për keq. Sidoqoftë, kalofsh mirë.