edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Wikileaks  

Wikileaks është siti web i aktivistit australian për të drejtat e njeriut  Julian Assange, që është specializuar në publikimin e dokumenteve ushtarake që janë top-secret.
Në të njëjtën kohë me këtë sit, New York Times, Guardian dhe e përjavshmja Spiegel kanë publikuar 92mijë dokumente që japin dhe anën më të errët të medaljes së konfliktit në Afganistan.

Një nga aspektet më të ngjethshëm të nxjerrë në pah nga këto dokumenta është numri i madh i viktimave të pafajshme (sidomos shoferë që kujtoheshin se ishin kamikazë apo civilë që nuk “kurseheshin” në operacionet kundër talebanëve).
Për ironi të fatit, pikërisht në ditën që publikoheshin këto dokumente, nga “zjarri mik” amerikan vdiqën 52 vetë…

Wikileaks denuncion  fallsitetin me të cilin burimet zyrtare e konsiderojnë Pakistanin si një vend aleat dhe bashkpunëtor, ndërkohë që, nga ana tjetër, s’kanë pushuar asnjëherë notat e protestës ndaj qeverisë Pakistane për dopjolojën e shërbimeve segrete pakistane…

etj etj etj…

Nga edrus

26 Korrik 2010 më 9:32 pm

Në rrugë…  

Pas 20 vjetësh demokraci (në tranzicion), ku më së fundi triumfoi e drejta e qytetarëve për të gëzuar të drejtën për të bërë ç’të duan, përveç se ka ardhur koha që t’i jepet fund eksperimentimeve dhe diletantizmit në politikë dhe qeverisje, ka ardhur koha që dhe vetë qytetarëve t’ju rikujtohet se bashkëjetesa civile nënkupton parasëgjithash, zbatimin e rregullave të një jetese të qytetëruar.

Megjithëse jemi larg fushatës elektorale të radhës, ku patjetër që ditët do mbushen me prerje shiritash për inaugurime të rrugëve dhe shesheve nga eksponentë të lartë të politikës shqiptare (dhe të më falni që përdora shumësin, sepse në Tv do shihni vetëm dy prej tyre), qytetarët i gëzohen rrugëve të reja.

Fakti që shteti investon në infrastrukturë, rritja cilësore dhe sasiore e së cilës shoqërohet me rritjen e nivelit cilësor të jetës së qytetarëve, duhet të shoqërohet dhe me përpjekje të tjera, të vetë shtetit, që kjo infrastrukturë të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëse një strukturë moderne spitalore do t’i shërbente njëlloj cilitdo banor të vendit (të urtit dhe injorantit), botimi i gjithë letërsisë së botës, do ishte i pavlerë nëse jo të gjithë do të dinin të lexonin dhe ti shfrytëzonin këto botime për të parë figurat apo si letër bakalli.

Pa hyrë në diskutimet e pafundme të kafeneve, se si, ku dhe se sa harxhohet për rrugët, për bërjen, rikonstruktimin apo modernizimin e tyre, doja të flisja për investimin pothuajse minimal të qeverive në bërjen të njohur të rregullave të qarkullimit dhe të përpjekjeve për rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë. Lexo »

Nga edrus

25 Korrik 2010 më 9:37 am

Indiferent…  

Unë e pashë që ti e pe që unë të pashë që ti e pe që unë të pashë se ti më pe, atëhere, pse bëre sikur s’më pe, kur ti e pe që unë e pashë se ti e pe që unë e pashë se ti më pe që të pashë se më pe?

S’bën robi kshtu për një birrë :P

Nga edrus

20 Korrik 2010 më 6:30 pm

Historia e Xhim katunarit…  

Xhimi plak, i pamësuar kurrë me ajrin e kondicionuar, si çdo ditë, në këto ditë që të mbyt vapa, doli për t’u ulur në zhezlongun e tij të vjetër nën hijen e pemës së vetme që kishte në oborr.
Me duart që i dridheshin, hapi gazetën dhe filloi të shfletonte faqet me rradhë, pa u ngutur dhe, papritur, ndërkohë që kujtonte se edhe kësaj here s’kish asgjë për t’u shënuar, i vajtën sytë tek fotoja e mëposhtëme.

L'immagine “http://www.automopedia.org/wp-content/uploads/2009/07/flag-lambo.jpg” non può essere visualizzata poiché contiene degli errori.

Përveç fotografisë mjaft të bukur, i tërhoqi vëmendjen emri i autorit të artikullit: Woller Max… që ishte gjitoni i tij i mirë dhe i sjellshëm që përherë e përshëndeste gjithë mirsi.
Shkruante Max Woller: “Në nënndarjen që mund t’iu bëjmë objekteve, me një shenjim të veçantë janë dhe ato që marrin një ngarkesë të caktuar emocionale. Kjo arrihet duke theksuar një element ose detaj, por i cili ka një domethënie shumë të rëndësishme për një masë të madhe njerëzish. Dhe unë kam veçuar një numër objektesh që duan të mbajnë vulën e patriotizmit.” dhe Xhimi plak, duke treguar haptazi nje interesim të thellë vazhdonte të lexonte…deri sa arriti tek rrjeshti që thoshte: “Mendimi im është se tema patriotike … është formalizmi më absurd.”… Nuk donte t’ju besonte syve… e rilexoi disa herë… flaku gazetë diku rrëzë gardhit dhe, me këmbët që i dridheshin u drejtua drejt garazhit. Pa u munduar shumë gjeti mes kutive ato ç’ka i nevojiteshin… i futi të gjitha në një kuti të madhe kartoni, mbi të cilën nuk harroi të vendoste dhe stapin e bejsbollit.
U afrua pa u ngutur pranë makinës së re të Wollerit, dhe me duart që i dridheshin, vizatoi mbi të një flamur amerikan…

Jo vetëm atë pasdite, por as të nesërmen në mëngjes, profesor Max Woller nuk guxoi jo vetëm të përdorte makinën, por as që të dilte nga shtëpia… sepse katundari Xhim ishte aty… i mbështetur mbi shkopin e bejsbollit me sytë e ngulur tek porta… me një shikim sikur donte të thoshte: Dil mor zog kurve… ta shikoj nëse do guxosh që ta quash absurditet flamurin tim…

Nga edrus

14 Korrik 2010 më 8:53 pm

AÇENSORE PER NE MOSQENIEJE E NE MBIQENIEJE  

TRINIÇSHENJTERUARIT - 2-

AÇENSORE PER NE
MOSQENIEJE E NE MBIQENIEJE

Në 180 gradë fat unë jam njera pikë e pashpjegimshmërisë së
…universit,
Kur misticizmit të panikut ti je veç tjetri kënd i adhurisë skepticizmit
mohuar,
Teksa diku sipërfaqe papërcaktimërisë përballë sekmentit eterik që tash
na lidh,
Ndodhet në hartën e legjendës i treti far që toku na sajonka trekëndësh,
E ky është ylli mëngjesor i besimit që shpreskozmosisë riagon
kaltërenjpjekur,
Për të guxuar verbrisht të trokasim në portën bermudiane të vesit
panik’pa,
Horroriste kjo shtëpizë ku vjollcat e ndjenjave t’i rrëmbenka
meditiumesh pakoha,
Ku energjitë e shpirtrave të humbin ndër duele gravitacionale ideshë,
Duele që tash e çdo çast na bindin t’ia kritikojmë ngadhnjimtarinë të nesërmes,
Duele ku admirojmë vetveten dhe kur pasqyrohemi lig ndër sy tjetrarësh,
Duele mirkuptimi ku pasi kanë mbaruar punë duart ri’thirren në tryezë
fjalët,
Duele aktesh mizore mëshire që s’i eklipsojnë dot jetët mbushur krime
pafaljesh, Lexo »

Nga edrus

10 Korrik 2010 më 4:24 pm

Pa kategori

Etiketuar me

-786-  

Dicevano che tu la più di buonastella eri puledra
Perciò l’ho affidata il viaggiar delle mie ripicche
Un galoppo insieme nella luce e nella tenebra
che mi ricompensassi in fortuna per le fatiche

L’abilissima-ah che stella pien’dipietà,
pregava di non cambiar rota alla tentazione
d’istinto seguirla passo dopo passo in ogni là
e le templare porte aprir nell’esplorazione

E estirpar i perché di desolazion’venir al mondo
I perché dell’addio e della reincarnazione
I perché di una beata famiglia tutto tondo

Entusiasmato contrito in questo calvar’azione,
Al cuore ovunque-mai non le troverai le redini
e le amabili energie del tempo’d'esortazione…

Gentili signori, questa è la  traduzione (secondo me) di uno dei sonetti scritti da Net Izveizi… mi piacerebbe avere un vostro giudizio(serio) di com’è venuta.

Versione originale:

- 786 -
Thonin se qenkërsh pela më hyjmirë,
Ndaj e besova udhësim furimit,
Një trokthi tok ndër dritë e përnxirë,
Pse do më shpërblente fatesh mundimit.

Mençurikja-eh ç’yll i plotmëshirë,
Lutej mos devijoj shtegtim tundimit,
Instiktit t’a ndjek çap’pas në çdo prirë,
Tempulloret porta t’i ç’drynnim zbulimit.

T’i ç’rrënjja pse’të brengardhjes në jetë,
Pse’të e ikjes dhe rimishërimit,
Pse’të e një familjeje shendshenjtë.

Entuziazmur pendimtash gjurmlëndimit,
Zemrës kundkurrë s’ia gjej frervërtetë,
Dashuroret energji kohpërgjërimit…

Nga edrus

5 Korrik 2010 më 6:16 pm

Përkthime

Etiketuar me ,